Gerard Pique i është bashkuar sot Kombëtares spanjolle, para ndeshjeve me Shqipërinë dhe Izraelin

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique i është bashkuar Kombëtare spanjolle në Madrid, ku po bën përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Ai nuk ka dashur të flas për mediat, por insiston se ka thënë se çfarë ka pasur.

“E kam thënë dje atë që kam pasur ta them”, është shprehur shkurt Pique.

Dje gjatë një interviste me gazetarë, Pique kishte thënë se nëse ai është një problem në Kombëtaren spanjolle, atëherë do të largohet para vitit 2018.

Krejt këto deklarata kishin ardhur pas votimit të tij në referendumin për pavarësinë e Katalonisë, ku kishte thënë se po voton për demokracinë.