Një pilot i Air Berlinit mund të jetë në telashe me autoritet e aviacionit, sepse të hënën uli aeroplanin me një manovër spektakolare, shkruajnë mediat gjermane.

Aeroplani është xhiruar duke iu afruar tokës nga disa entuziastë. Ata kishin vërejtur se diçka nuk ishte në rregull. “Është shumë lartë, është shumë lartë”, dëgjohet duke thënë person në video, përcjell albinfo.ch.

Aeroplani, i cili kishte 200 pasagjerë, rrotullohet rreth pistës pastaj, përpara se të bëjë një kthesë të ngushtë majtas rreth terminalit dhe të ngritet përsëri në qiell.

Ky ishte fluturimi i fundit transatlantik i fluturuar nga Air Berlin, që ka paraqitur falimentimin në muajin gusht.

Autoriteti Federal i Aviacionit (LBA) tani po shqyrton incidentin, konfirmoi kompania ajrore.

“Air Berlin mbështet plotësisht LBA në punën e saj”, thuhet në njoftim.

Kompania deklaroi se manovra ishte rënë dakord me qendrën e kontrollit të fluturimit, i cili lejoi një kthesë në të majtë, në rast të një uljeje të ndërprerë.

Aeroplani përfundimisht u ulë në mënyrë të sigurt dhe asnjë pasagjerë nuk bëri ankesë, ka thënë kompania.