Pesë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në rajonin e Shkupit. Në pesë të tjerat është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Nga trafiku janë  përjashtuar një person i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 11 shoferë e kanë drejtuar automjetin para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, 12 persona e kanë drejtuar automjetin me vlefshmëri të lejes së qarkullimit, si dhe një person i cili e ka drejtuar automjetin teknikisht të parregullt.

Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar përkufizimin  e shpejtësisë së lëvizjes, një këmbësor ka kaluar në rrugë jashtë kalimit për këmbësorë, si dhe tre shoferë për shkak të renditjes së parregullt. Janë hasur 89 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 84 automjete.