Kuzhina është ajo pjesë e shtëpisë që na mbledh përpara një tavoline me ushqim të shijshëm. Në kuzhinë gjithashtu fshihen objekte që dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj, të cilat i përdorni çdo ditë dhe me siguri nuk i keni ndërruar për një kohë të gjatë.

Ja cilët janë ato:

Lavamani i kuzhinës: Edhe pse shumë prej jush mund të mos e kenë shumë qejf larjen e enëve, duhet të dini lënia e tyre në lavaman krijon mundësi për rritjen e baktereve të tilla si salmonella. Lavamani është një ndër objektet më të papastra të kuzhinës.

Sfungjeri i enëve: Ndonëse në një madhësi relativisht të vogël, sfungjeri i enëve është një çerdhe e vërtetë bakteresh dhe mikroorganizmash toksikë që helmojnë shëndetin tuaj çdo ditë. Ai duhet ndërruar çdo dy javë. Pas çdo përdorimi futeni në mikrovalë ose nxierrni në diell që të thahet.

Aromatizuesit e shtëpisë: Aromatizuesit e shtëpisë mund t’ju gënjejnë fillimisht me aromat e tyre dehëse, por pas tyre fshihen përbërës toksikë që dëmtojnë lëkurën, krijojnë alergji të ndryshme, shkaktojnë probleme me frymëmarrjen etj.

Dërrasa e prerjes së mishit dhe perimeve: Një ndër objektet më të përdorura në kuzhinë është dërrasa e prerjes së mishit dhe perimeve. Pavarësisht materialit të saj, plastik ose i drunjtë, ky objekt është po ashtu një çerdhe bakteresh sidomos nëse nuk dezinfektohet në kohë. Prerja e mishit të gjallë krijon mundësi për shumimin e Salmonelës, bakter i cili mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore.

Enë plastike: Enët plastike janë shumë praktike, lahen lehtë dhe janë zgjedhja më e mirë për të ruajtur ushqimet që mbeten nga vaktet e ndryshme të ditës.

Por, studimet kanë treguar se ato përbëhen nga materiale të dëmshme  për shëndetin, për më tepër lexoni ushqimet që nuk duhet të ruani kurrë në enë.