Nuk kanë shkuar punët ashtu si kanë pritur kandidatët për kryetar komunash, Bilall Kasami, Zijadin Sela, Arben Taravari dhe Zekirija Ibrahimi, kur anonçuan vendimin për koalicion midis dy partive të tyre.

Triumfalizmi i katër kandidatëve për kryetar të Tetovës, Gostivarit, Çairit dhe Strugës si duket u shemb një ditë më pas kur filluan të lexojnë reagimet e përkrahësve të tyre në rrjetet sociale.

E para që ka reaguar, e befasur nga ky vendim ishte struganja Anita Latifi duke thënë “Më duket që edhe këtë formulën e bashkimit të vonuar e kanë sjell prej Sllovenie”.

Më pas, ka reaguar edhe gazetari strugan Nazim Rashidi i cili ka pyetur protagonistët se ku ju mbetën parimet pas një koalicionimi të tillë.

Ndërsa gostivarasi Xhemal Ahmeti është shprehur tejet i dëshpëruar duke thënë që Zijadin Sela do ti humb të gjitha pasi që as votuesit e tyre nuk do ta votojnë këtë koalicion.

Ka reaguar edhe publicistja kosovare Arbana Xharra e cila ka shprehur dëshpërimin e saj për vendimin e Ziadin Selës që të koalicionoj me Lëvizjen Besa.

Njejtë, të vonuar dhe për interesa personal, e ka quajtur këtë koalicion edhe funksioneri i lartë i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi.

Të shumtë janë aktivistët e këtyre partive që nuk pajtohen me vendimin e katër kandidatëve dhe në rrjetet sociale shkruajnë që nuk do ta respektojnë vendimin e Selës dhe Kasamit.