Bilanci tragjik vjen pasi një person i armatosur ka sulmuar një koncert në Las Vegas duke vrarë të paktën 50 persona.

64 vjeçari që fshihet pas të shtënave më vdekjeprurëse në historinë e Amerikës është një banor i zonës.

Policia e Las Vegasit tha se Stephen Paddock u gjet i vdekur, para se forcat speciale të hynin në dhomën e tij në katin e 32-të kazinosë, që ndodhet përgjatë rrugës se koncertit.

Eric Paddock, vëllai i tij tha për “ Daily Mail” se nuk kishte “absolutisht asnjë indikacion se ai mund të bënte diçka të tillë.

Incidenti që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit “Mandalay Bay”, e videot e ngarkuara në internet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës “country”, kur mbi turmën u hap zjarr.
Video në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin të tmerruar nga vendngjarja, si dhe një prani të madhe policisë të armatosur.