Policia britanike ka përfunduar sonte krizën e pengjeve në parkun e argëtimit në Naniton, në Anglinë qendrore, duke arrestuar personin e armatosur, i cili kishte mbajtur pengjet për disa orë, me ç’rast askush nuk u lëndua dhe as nuk është vrarë.

Mehdi Amshar, drejtor i kompanisë “MFA Boul”, tha për BCC, se policia ka hyrë në objekt dhe i ka dhënë fund krizës së pengjeve.