Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen nesër dhe filloi heshtja zgjedhore.

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre për votim mund ta realizojnë personat në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe persona të cilët janë në paraburgim, nëntë persona të zhvendosur brenda vendit, si dhe të sëmurët dhe të pafuqishmit, të cilët e kanë kërkuar këtë në komisionet komunale zgjedhore.

Sot do të votojnë 939 persona në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese, 1435 të sëmurë, të pamundur dhe persona të cilët janë në paraburgim shtëpiak, si dhe tetë votues të cilët rezultojnë si të shpërngulur në brendësi.

Personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendra për pranim, ku janë vendosur, personat e sëmurë dhe të pafuqishmit në shtëpitë e tyre, ndërsa votuesit të cilët në ditën e votimit gjenden në vuajtjen e masës së paraburgimit shtëpiak, votojnë në vendin ku e vuajnë masën e paraburgimit shtëpiak. Votimi filloi në orën 7 dhe zgjat deri në orën 19.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahen në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.

Në komunat e Shkupit: Çair, Saraj, Butel, Gazi Babë,Kisella Vodë, dhe Shuto Orizarë të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në raundin e dytë mund të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i Qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në Qytetin e Shkupit dhe të gjithë komunat.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në viti 1990, pastaj në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2013.