Komisioni i përbërë nga Ministria e Drejtësisë sot e përfundoi revizionin e Sistemit të automatizuar informativ për menaxhim me lëndët gjyqësore (AKMIS) në Gjykatën penale të Shkupit.

Gjykatësi Llazar Nanev, i cili është emëruar kryetar i Komsiionit, që u formua sipas rekomandimeve të Rajnhard Pribes për zbulimin e mundshëm të keqpërdorimeve të sistemit informativ, i cili i ndan lëndët tek gjykatës të caktuar, paralajmëroi se në ditët në vijim do të bëhet analizë në mënyrë që të konstatohet nëse gjatë dy viteve të kaluara ka pasur keqpërdorim të sistemit AKMIS.

Siaps Nanev, për një ditë nuk mund të konfirmohet nëse ka keqpërdorim. Obligim ligjor është që çdo gjykatë në Maqedoni të ketë procedura të brendshme dhe në nivel mujor ta kontrollojnë punën e sistemit.

Ekspertiza në sistemin AKMIS në Gjykatën penale të Shkupit filloi të enjten.

Është paraparë që Komisioni të bëjë revizion të sistemeve elektronike në të gjitha gjykatat.