Policia armene sot, pas dramës disa orëshe, e liroi djalin trevjeçar dhe e arrestoi burrin që e mbante si peng.

Policia arriti ta bindë burrin, i cili i armatosur me thikë hyri në kopsht, për ta liruar djalin.

Zëdhënësi i policisë Ashot Agaronian deklaroi se djali nuk është lënduar.

Pasi djali është lënduar, policia ka hedhur bombë tymi dhe e ka arrestuar sulmuesin, i cili ka tentuar të vetëvritet.

Incidenti ka ndodhur në vendin Armavir, në rreth 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Armenisë, Erevan.

Agaronian deklaroi se sulmuesi me siguri ka dashur të shihet me ish-bashkëshorten, e cila punon në kopsht.

Tani për tani nuk dihet sa fëmijë dhe edukatore ka pasur në kopsht, kur sulmuesi ka hyrë në institucionin parashkollor.