Sapo përfundoi asfaltimi i rrugës te Kazerma e Tetovës. NP “Rrugët e Maqedonisë” në bashkëpunim me komunën e Tetovës i dhanë fund rrugës e cila me vite ishte problem për tetovarët.

Rregullimi i rrugës tani ka hapur edhe një arterieje të vogël në Tetovë duke lehtësuar sa do pak qarkullimin e veturave ku vite me parë ishte një problem serioz në këtë vend.

Komuna e Tetovës gjithnjë ka bashkëpunuar me NP “Rrugët e Maqedonisë” duke rregulluar shumë rrugë në Tetovë për të mirën e qytetit.

Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen mes dy institucioneve ku projektet e vitit 2018 do të fokusohen edhe në shumë rrugë tjera dhe rikonstruime të disa rrugëve të dëmtuara./TetovaSot/