Përfaqësues të Nismës brendapartiake për reforma në VMRO-DPMNE, Aleksandar Mihajllovski, Petar Bogojeski, Kostadin Bogdanov dhe Dragan Llazarov, dje dhe sot ishin për vizitë në Buksel, ku realizuan takim në Parlamentin Evropian dhe në Komisionin Evropioan.

Në Parlamentin Evropian, siç është theksuar në kumtesë, ata kanë pasur takim me treshen e eruodeputetëve për Maqedoni Ivo Vajgëll, i cili është raportues në Parlamentin Evropian për Maqedoni, Knut Flekenshtajn, eurodeputet nga Gjermania, si dhe me përfaqësues të Kabinetit të eurodeputetit Eduard Kukan.

Përfaqësuesit i Nismës brendapartiake për reforma në VMRO-DPMNE janë takuar edhe me zëvendëskryetarin e Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Andrej Kovaçev dhe me përfaqësues të Komisonit Evropian të angazhuar për ndjekjen e përparimi të Republikës së Maqedonisë në Procesin eurointegrues, si dhe me ish ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere.

Në takimet janë theksuar përpjekjet për reforma dhe demokratizim të VMRO-DPMNE-sëp, si proces i nevojshëm dhe i pandalshëm, veçanërisht pas rezultateve që i realizoi partia në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Nga Nisma brendapartiake për reforma në VMRO-DPMNE theksojnë se është theksuar shqetësimi i dyanshëm për rënien e rejtingut të VMRO-DPMNE-së dhe stabiliteti i opozitës në Republikën e Maqedonisë. 

Kjo vizitë e anëtarëve të Nismës, siç kumtojnë prej atje, është vazhdim i komunikimit të rregullt me Brukselin dhe vazhdimësi e takimeve të cilat ishin realizuar në vizitën e kaluar, në shtator, me eurodeputetin nga CDU-ja gjermane të Angela Merkelit, Elmar Brok dhe me Kristijan Preda, i cili ështl raportues i Komisionit për punë të brendshme të Parlamentit Evropian.