Nuk e imagjinoj dot një Spanjë pa Katalonjën dhe një Liga pa Barcelonën”. Këto kanë qenë fjalët e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, i cili ka komentuar situatën e krijuar në Spanjë pa referendumit për pavarësinë e katalanasve. Numri një i “Los Blancos” ka folur edhe sezonin me ulje-ngritje të skuadrës së tij.

“Zidane? Ka transformuar të ardhmen e Real Madrid. Ka bërë diçka të jashtëzakonshme, askush nuk e vë në dyshim se është trajneri më i mirë në botë. Ndoshta jemi përqendruar shumë të fakti se kemi fituar dy Champions League radhazi dhe nëse e heq pak këmbën nga gazi ndodh edhe që të humbasësh në Bernabeu”, ka thënë Perez.