Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle përjashtoi mundësinë e afrimit të sulmuesit anglez Harry Kane te Los Blancos verën e ardhshme.

Mediat spanjolle dhe ato angleze e japin sulmuesin e Tottenham si objektivin e madh të klubit merengues në merkato. Numri 1 i Realit edhe pse e ka vlerësuar futbollistin ka deklaruar se Kane nuk do të transferohet në Madrid.

Sipas Florentino Perez, klubi merengues ka aktualisht në gjirin e tij një tjetër sulmues të madh dhe ai është francezi Karim Benzema.

“Jemi të kënaqur me Benzema dhe me të gjithë grupin e futbollistëve që kemi në dispozicion”, deklaroi Perez.