Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ia ka vërë syrin trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettinon

Real Madridi është duke konsideruar që në afatin kalimtar të verës të transferojë yjet e Tottenhamit, Harry Kane dhe Dele Allin, dhe jo vetëm.

Kampioni i Evropës e dëshiron edhe trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon, shkruan Goal.com.

Pochettino pëlqehet nga kreu i Real Madridit, Florentino Perez që nga koha kur ishte te Espanyoli.

Kurse edhe Pochettino dëshiron që të menaxhojë Real Madridin. Më 2015 ai kishte thënë se, “sigurisht se do të doja që ta menaxhoja Real Madridin, ai është klubi më i mirë në botë”.

Pochettinon mund të jetë pasardhës i Zidanes, i cili thuhet se do ta marrë drejtimin e Francës pas kampionatit botëror “Rusia 2018”.