Një vajzë 16 vjeçe ka denoncuar një 21-vjeçar e ka përdhunuar, duke bërë që ky i fundit të shpallet në kërkim policor.

Ngjarja për të cilën akuzohet D.I., sipas dëshmisë së adoleshentes, ka ndodhur një javë para se 16-vjeçarja të bënte kallëzimin në polici.

Një ditë më parë, ajo është paraqitur në komisariatin e policisë në Kamzë dhe nën praninë e një psikologeje ka denoncuar se më datë 16 tetor, pasi ka shkuar në banesën ku jetonte 21-vjeçari, në Valias i Ri, ky i fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e vajzës.

Materialet në ngarkim të ngarkim të D.I., i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje,  u referuan nga Policia në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, e parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal.

Policia bën me dije se punohet për kapjen e D.I., pa dhënë asnjë detaj shtesë lidhur me ngjarjen e rëndë.