Janë zhvilluar sot në mëngjes, homazhet për ish-ministrin Dritan Prifti, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 49 vjeçare.
Miq dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku nuk munguan edhe kolegë politikane.
Prifti humbi jetën dje pasi vuante nga një sëmundje agresive e gjakut.