Zjedi i BESËS nuk e ka respektuar heshtjen parazgjedhore, ai sot ka shkruar një status në Facebook se nesër  është dita e madhe historike për ju dhe për ardhmërinë e pasardhësve tuaj.

Ja postimi i plotë i tij

NESËR ËSHTË DITA JUAJ
Të nderuar qytetarë.
Nesër është dita e madhe historike për ju dhe për ardhmërinë e pasardhësve tuaj.
Nesër JU vendosni cilën rrugë do ta marrin qytetarët e këtij shteti:
1. Rrugën e degradimit kombëtar dhe njerëzor me koalicionin qytetar -maqedonas (LSDM-BDI), koalicion i cili pa turp po amneston kriminel dhe po na sjell në shtëpitë tona njerëz qe dje kanë masakruar vëllezër tanë. apo
2. Rrugën e bashkimit kombëtar për një jetë të re me dije dhe guxim (Aleanca me BESË).
Rruga e Aleancës me BESË është ajo e cila:
– e siguron të nesërmen dhe nuk e haron të kaluarën,
– E largon varfërinë dhe e sjell begatinë
– E përmbys krimin dhe e rikthen drejtësinë.
– E fshin lotin dhe rilind gezimin.
– E flak prapambeturinë dhe siguron mirëqenien dhe bashkëkohësinë.
NESËR ËSHTË DITA JUAJ
NESËR ËSHTË DITA E ALEANCËS ME BESË