Beli është pjesa e trupit për të cilën më së shumti karakterizohen dy gjinitë.

Pesha e tepërt, e në veçanti barku i plotë dhe me plot dhjam, ndikon në vetëbesimin e vajzave, por edhe të meshkujve.

Megjithatë, ju sjellim tri mënyra për të fituar një bark të rrafshët, e që kjo dëshirë mund të realizohet shumë lehtë nëse keni vullnet dhe përkushtoheni siç kërkohet:

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike janë të domosdoshme për shkrirjen e dhjamit dhe humbjen e peshës. Për personat mbipeshë dhe ata që duan të humbin peshë, rekomandohen ushtrimet kardio si vrapimi, kërcimi me litar, etj. Veç kësaj, sigurohuni që në fund të çdo sesioni kardio të bëni edhe ushtrime të djegies së dhjamit në abdomen, siç janë barkoret.

Ushqehuni mirë

Përderisa ushtrimet fizike garantojnë shëndet të mirë, qëndrueshmëri dhe forcë, asnjëra nga këto nuk mund të realizohet plotësisht nëse nuk i përshtatni ushtrimet fizike me ushqim të duhur.

Prandaj, furnizojeni trupin tuaj me ushqime të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, siç janë pemët dhe perimet, yndyrat e mira dhe proteinat.

Gjithashtu mundohuni të konsumoni shumë ujë, dhe konsumoni ushqime të pasura me omega-3, siç është avokado, vaji i ullirit, arrat dhe peshku, etj.

Relaksohuni

Kur nivelet tuaja të stresit janë të larta, aktivizohet një hormon i quajtur kortizol. Nivelet e larta të kortizolit mund të shpijnë në formimin e dhjamit në abdomen.

Prandaj, kushtojani vetes të paktën 10-15 minuta kohë në ditë për ta zvogëluar stresin.