Nga viti 2013 deri në vitin 2016 në Maqedoni, jozyrtarisht, janë regjistruar 15 vrasje të grave të njohura si femicidë , gjegjësisht vrasje të qëllimshme të grave vetëm pse janë gra. Kjo sot u theksua në konferencën “Femicidë – vrasje të grave për shkak të asaj që janë gra” në organizim të Rrjetit ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në bashkëpunim me KB-në.

Femicidi është forma më e rëndë e dhunës ndaj grave dhe mund të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e dhunës familjare ose dhunës intime mes partnerëve.

Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit ndërkombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare Elena Dimushevska theksoi se në Maqedoni femicidi nuk është rregulluar si vepër e veçantë penale dhe se shqetësuese është që nuk ka statistikë zyrtare të femicidit ose vrasjeve të grave në nivel nacional.

“Nga viti 2013 deri në vitin 2016 kemi regjistruar 15 vrasje, por kjo nuk është statistikë zyrtare dhe nuk e paraqet numrin real. Nga Enti shtetëror për statistikë ka të dhëna dhe nga viti 2008 deri në vitin 2016 ka 70 gra të vrara, por tani bëhet analizë sa nga vrasjet janë femicidë. Viktimat gra janë të moshave të ndryshme”, informoi Dimushevska.

Sipas saj, gratë të cilat janë viktima të femicidit paraprakisht ishin viktima të dhunës, por ishin edhe pak të informuara për paraqitje në institucione adekuate.

Koordinuesja e përhershme e KB-së dhe përfaqësues e përhershme e UNDP-së Luiza Uinton tha se pas çdo vrasjeje ka një histori të gjatë të njerëzve të cilat kanë ditur diçka, por nuk kanë vepruar. Në të gjitha rastet ekziston obligim përmes të drejtës obligative që të ndërmerret aksion që të mbrohet viktima potenciale. Porositi se më me rëndësi për Maqedoninë është që të ratifikohet Konventa e Stambollit.

Virve Vimpari nga Delegacioni i BE-së tha se femicidi është një lloj i diskriminimit dhe se është arsye dhe pasojë e pabarazisë gjinore.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Svetlana Cvetkovska tha se te ne ende ndodh që të moralizohen këto ngjarje, të akuzohen gratë se vetë janë fajtore për atë që ka ndodhur, se ata e kanë provokuar përdhunuesin dhe se vetë janë fajtore për pasojat.

Informoi se për këtë qëllim është formuar grup punues nga shumë përfaqësues nga institucionet ndërdikasterial, por e dhe se janë të përfshira edhe organizatat joqeveritare. Cvetkovska tha se në MPPS intensivisht punohet edhe në hapjen e Qendrës për viktima të dhunës seksuale.