Qytetarët e Maqedonisë nga ora 07:00 kanë filluar votimet për zgjedhjet lokale. Që nga pavarësia e Maqedonisë, këto janë zgjedhjet e gjashta lokale.

Të drejtë vote kanë më shumë se 1 milionë e 800 mijë votues, të cilët do të mund të votojnë deri në ora 19:00 në 3480 vendvotime.

Votimet do të mbahen për zgjedhjen e udhëheqësve lokalë në 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa komuna me numrin më të madh të votuesve është Shkupi.