Paraja nuk mund ta blejë lumturinë, por ‘shopping-u’ mund t’ju garantojë se do të kaloni një kohë të mirë.

Një studim i fundit ka treguar për një lidhje mes bërjes ‘shopping’ dhe kënaqësisë.

Hulumtimi, i kryer nga kompana ‘MyndPlay’, i ka ndarë adhuruesit e ‘shopping-ut’ në dy kategori dhe ka zbuluar se disa kënaqeshin vërtetë kur blinin gjëra, ndërsa njëra kategori e bënte këtë vetëm për t’u përshtatur me tjerët.

Analiza ka treguar se 84 për qind e adhuruesve të ‘shopping-ut’ kishin përjetuar një ndjesi sikurse të kishin qenë të droguar kur e kishin bërë pagesën.

Kjo ndjesi e të droguarit, nga shkencëtarët është vlerësuar thuajse e njëjtë me atë ndjesi që e përjetoni kur bëni seks, apo me atë ndjesi që e ka fituesi i një gare në Formula 1.