Gjykata Penale e Shkupit i hodhi poshtë bisedat e incizuara të Prokurorisë Speciale Publike si dëshmi në akuzat për lëndët “Titanik”, “Titanik2”, “TNT”, “Tenk”, “Tifani”, dhe “Trevnik.

“Për lëndën TNT vendimi i gjykatës u mor më 19 shtator, vetëm një ditë më vonë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkupit që më 18 shtator mori vendim me të cilin për lëndën “Treqind” bisedat e incizuara u pranuan si dëshmi në procedurën. Për lëndën “Titanik2″ Penalja mori vendim më 2 tetor me të cilat nuk i pranoi si dëshmi bisedimet e incizuara”, konfirmojnë për MIA-n nga PSP.

Prej atje thonë se është logjikisht të pranohen bisedimet e regjistruara si praktika gjyqësore kur një vendim të tillë ka marrë gjykatë më e lartë për një lëndë, por edhe krahas kësaj Gjykata Penale në raste të tjera nuk i ka pranuar bisedimet e incizuara si dëshmi.

Nga PSP shtojnë se se vendimet për gjashtë lëndët janë marrë para 18 shtatorit, por se ato i kanë marrë këto ditë.

Paraprakisht u hodhën poshtë si dëshmi edhe bisedimet e përgjuara në lëndët “Tenderë”, “Toplik” dhe “Tortura”.

Pritet PSP të shtrojë ankesë për gjashtë lëndët e refuzuara në pajtim me afatin ligjor.

PSP deri më tani ka shtruar 17 akuza deri te Gjykata Penale e Shkupit.