Ditët e ftohta të dimrit janë duke mbërritur, ndërsa të gjithë i trembemi klimës së acartë, karamteristike të stinës. Kur vjen puna tek veshjet, kërkojmë me çdo kusht së pari rehatinë, e kombinimet vihen disi në plan të dytë për sezonin e ardhshëm. E në fakt, nuk mund të sakrifikosh për asnjë arsye kur temperaturat zbrezin nën zero gradë!

Xhupat janë ato që shohim më së shumti rrugëve të qytetit, por le të themi se jo çdokush bën medoemos një zgjedhje të tillë. Peliçet janë parë si një mundësi e mirë për të ndjerë komfortin e ngrohtësisë, e kjo nuk është e gjitha. Volumi i tyre bën që të ndihemi plot stil në çdo kohë, ashtu sikurse shpërfaq një frymë luksi që e dëshirojmë të gjithë.

Për të apasionuarat pas dizenjos së leopardit, kemi një lajm të mirë: H&M sjell peliçet me të tilla printime më lirë se kurrë! Ndoshta, e kishit menduar disi të pamundur blerjen e një veshje të tillë për shkak të çmimeve të kripura, por një ndër firmat më të dashura për shumicën e sjell për vetëm $50. Kështu, çdokush mund ta pasurojë garderobën me një peliçe ekstra këtë vit.

Nëse dëshironi të ruani natyrën sportive, atëherë xhinset dhe çizmet e shkurtra do të jenë kombinimi ideal me peliçen e H&M. Nëse preferoni stilin klasik, mos u pengoni të bëni të njejtën zgjedhje, pasi dimri këtë herë vjen plot risi. Zgjedhje e zgjuar kjo e H&M, apo jo?