Një burrë është arrestuar dje në Pejë për veprën penale vendosje e skllavërisë, kushteve të ngjashme me skllavërinë dhe punës së detyruar.

“Në rr. Beteja e Logjës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur”, njofton policia.

Lidhur me rastin është identifikuar viktima femër shqiptare e cila është dërguar në strehimore.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuar i dërgohet në mbajtje”, njofton policia.