Parlamenti evropian sot e pranoi propozimin për vendosje të bazës së të dhënave, në të cilën do të shënohen kalimet përmes kufijve të Shengenit për qytetarët nga shtete jashtë BE-së.

Në sistemin e ri do të kyçen edhe Bullgaria dhe Rumania, pasi që të dyja vendeve iu sigurua qasje drejt sistemit të vizave të BE-së.

Në bazë do të futen emrat, të dhënat nga pasaporta, shenjat e gishtërinjve, data dhe vendi i kalimit të kufirit, si dhe ndalesa për hyrje në zonën e Shengenit.

Ky sistem do ta zëvendësojë vulën në pasaporta dhe pritet ta përshpejtojë kalimin e kufijve dhe t’i identifikojë kundërvajtësit.

Të dhënat e grumbulluara do të ruhen tre vite, ndërsa në rast të shkeljeve të regjistruara – pesë vite.