Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Turke (PDT), në Gostivar, zyrtarizuan marrëveshjen e koalicionimit për raundin e dytë zgjedhore të datës 29 tetor. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i degës së BDI-së, z. Nevzat Bejta dhe kryetari i degës së PDT-së, z. Muhittin Kahveci, i cili theksoi që arritja e këtij koalicioni nuk është diçka individuale por vendim i shumicës dhe ky koalicion ka një kohë që pritje të ndodhte.

“Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ne kishim takim me të dy kandidatët për kryetar komune, por ajo që parashihte z. Bejta për turqit e Gostivarit ishte shumë më e mirë, shumë më pozitive për të ardhmen e turqve. Ajo që ai parasheh ishte më e mirë jo vetëm për turqit, por edhe për të tjerët: për shqiptarët, maqedonasit, romët dhe të tjerët”, tha  Kahveci, sipas të cilit, duke analizuar këtë gjë, u soll vendim që Bejta duhet edhe në katër vitet e ardhshme të udhëheq me komunën e Gostivarit.

“Ne si parti që nga themelimi nga viti 1991 e këndej gjithmonë kemi sjellur vendime të shëndosha, sikurse edhe tani që veprojmë. Kemi dhënë kontribut dhe mbështetje gjithmonë për më të mirën dhe kështu do të vazhdojmë. Pas mbledhjeve të mbajtura të TDP-së në Gostivar së bashku edhe me nëndegët e Banjicës së Poshtme dhe të Epërme dhe të Zdunjës, ne sot e sollëm këtë vendim dhe ky koalicion i nënshkruar uroj të jetë në dobi të çdo qytetari të Gostivarit. Me 29 tetor në mbrëmje Nevzat Bejtën do ta kemi kryetar dhe së bashku do ta realizojmë programin e tij të ardhshëm, ndërsa edhe ne si kuadro të PDT-së besojë se do japim maksimumin tonë gjatë katër viteve të ardhshme”, përfundoi Kahveci.

“Është një koalicion i natyrshëm dhe shumë i mirë. Këtë koalicion ne nuk e bëjmë për interesa e anëtarëve të PDT-së apo BDI-së. E bëjmë për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Ne së bashkë me PDT-në dhe partnerët e tjerë të koalicionit e marrim për sipër që ta realizojmë programin tonë parazgjedhor. Bashkë do ta ndërtojmë Gostivarin edhe më të mirë se e kemi. Ne nuk kemi qenë të ndarë qoftë shqiptarët, turqit, maqedonasit, romët dhe qytetarët e tjerë të Gostivarit. Ne gjithmonë kemi qenë së bashku sepse mbi të gjitha e duam qytetin dhe qytetarët e Gostivarit”, tha Bejta, duke shtuar që si BDI ashtu edhe PDT  nuk do të merren me shpifje dhe mashtrime.

“Mbi gjitha marrim përgjegjësi dhe bashkë do të realizohet marrëveshjen dhe programin parazgjedhor. Do të punojmë që të gjitha etnitetet të jenë të barabartë. Ne nuk kemi bë ndasi mes etniteteve dhe kështu do të vazhdojmë. Kështu bashkë, më 29 tetor e kemi fitoren e sigurt për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit. Gostivari në vitin 2021 do të jetë një Gostivar që të gjithë ne e duam”, tha Kryetari Bejta.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, u ra dakord që në ditët e ngelura të fushatës, shtabet zgjedhore të dy partive politike do të bashkëveprojnë dhe do të punojnë në fitoren e përbashkët të 29 tetorit.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????