Partia Demokratike Shqiptare sonte më 13.10.17 mbajti tubimin e saj përfundimtar në Llojan të Likovë. Para një numri të madh të aktivistëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën Orhan Ibraimi, shef i shtabit qendror të partisë, Ragmi Jusufi, bartësi i listës së këshilltarëve të PDSH-së, si dhe kandidati për kryetar të komunës të Likovës, Bardhyl Destani, të cilët në fjalimet e tyre e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së, që parasheh një zhvillim të vërtetë në këtë komunë të lënë pas dore nga pushteti.

Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash potencoi se populli shqiptar në këto zgjedhje duhet të jep një porosi shumë të fuqishme, që më nuk do të lejojë që çështja shqiptare të bëhet pre e kombinatorikave të ndryshme manipulative. Thaçi më tej theksoi se për këtë mjerim që u’a ka sjell BDI gjith këto 15 vite, kryeqendra e rezistencës shqiptare – shqiptarët e Kumanovës, në këto zgjedhje duhet ta ndëshkojnë fuqishëm Ali Ahmetin dhe partinë e tij.