Në konferencën për media të PDK-së, deputetja, Blera Deliu-Kodra, i ka falënderuar të gjithë qytetarë, institucionet dhe shoqërinë civile që po kontribuojnë për procesin e zgjedhjeve.

Ajo tha se sot qytetarët vendosin se kush do të udhëheq dhe do të punojë në komunat e tyre.

“Sipas të dhënave të PDK-së, kemi një trend të mirë të daljes së votuesve në zgjedhje dhe procesi është duke vazhduar normalisht”.

Deliu-Kodra, ka akuzuar subjektin politik Lëvizjen Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore.

“Gjithçka po shkon normalisht përveç disa përpjekjeve dëshpëruese të disa partive politike. Një rast të tillë e kishim në Prishtinë ku Vetëvendosja kishte shpërndarë në kryeqytet disa fletushka propaganduese”.

E vet ajo i bëri thirrje simpatizantët e partisë së saj, që të dalin të votojnë.

“I ftojmë të gjithë përkrahësit e PDK-së që të dalin të votojnë”.

Në fund, deputetja e PDK-së, ka shtuar se ky subjekt do të vazhdojë t’i mbajë qytetarët në dijeni për procesin zgjedhor.