residenti grek, Prokopis Pavlopullos, në një intervistë për “Politika” thotë se dëshiron vazhdim të bashkëpunimit për përforcimin e paqes, sigurisë dhe zbatimin konsekuent të së drejtës ndërkombëtare të Ballkanit.

Ai dërgoi porosi deri te fqinjët se miqësia dhe marrëdhëniet e mira fqinje varen vetëm nga përmbushja e sinqertë e obligimeve.

“Kur bëhet fjalë për Maqedoninë është e qartë se ajo insiston në shfrytëzimin e emrit i cili ‘përveç që është falsifikim sfidues i historisë, tërheq me vete irredentizëm’, vetë e minon perspektivën e vet evropiane”, thekson Pavlopullos.

E ngjashme është edhe porosia e Greqisë për Shqipërinë.

“Kur bëhen vepra në kundërshtim me rregullat evropiane, siç është shkelja e paradokohshme e vrazhdë e të drejtave themelore të njeriut dhe posaçërisht të të drejtave të pronës, fqinji ynë e minon perspektivën e vet evropiane”, theksoi Pavlopullos.

Gazeta thekson se kjo ka të bëjë me rrënimin e shtëpive të pjesëtarëve të pakicës greke.