Mesfushori brazilian, Paulinho insiston se Leo Messi është futbollisti më i mirë në botë

Paulinho ka thënë se është nder dhe privilegj për të që luan në një skuadër me lojtarin më të mirë në botë, Leo Messi.

“Është nder që luaj me Messin, lojtarin më të mirë në botë. Të luash afër tij, ju duhet ta ndihmoni që ai ta merr topin”, tha Paulinho gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve.

Ai po ashtu tregoi se është përshtatur plotësisht në Barcelonë.

“Jam plotësisht i adoptuar. Në fillim ishte e vështirë, por tani jam i qetë. Bashkëlojtarët më kanë ndihumuar shumë”