Një burrë që po peshkonte në një lumë kanadez, gjeti një peshk që po rritej rreth një unaze plastike, ndërsa ndau fotot në rrjetet sociale me një mesazh kundër ndotjes së lumenjve.

Adam Turnbull gjeti peshkun në lumin Saskatchewan në Alberta të Kanadasë, përcjell Albeu.com.

“Merrni mbeturinat tuaja”, tha Sarnia i nervozuar në Facebook.

Pas heqjes së unazës plastike nga peshku dhe marrjes së disa fotografive, Turnbull e hodhi përsëri peshkun në ujë.