Me siguri ju ka ndodhur që të fluturoni me aeroplan, por vështirë që keni pasur fatin si kjo grua që kishte blerë biletën nga Glasgow i Skocisë në Kretë të Greqisë

Shkrimtarja Karon Grieve pagoi rreth 50 euro në një avion me 189 ulëse. Gjëja speciale dhe që nuk ndodh gati asnjëherë është që ajo ishte e vetme në tërë avionin.

57 vjeçares iu tha në Check-In se do të ishte në aeroplan vetëm me dy persona të tjerë, por edhe çifti që kishte rezervuar bileta nuk u paraqitën dhe ajo mbeti përfundimisht vetëm në avion.

Pasi ajo mbeti vet, stafi e trajtoi shumë mirë duke i ofruar ushqim më të shtrenjtë se zakonisht, pasi askush tjetër nuk ishte në avion me të. Madje, edhe piloti e trajtoi shumë veçantë, duke e përmendur vetëm emrin e saj gjatë njoftimeve dhe pas aterimit, transmeton Gazeta Metro.

“Stafi më dha një karrige ku kisha shumë hapësirë për këmbët. Ishte fantastike”, tha Karen duke përshkruar udhëtimin e jashtëzakonshëm të saj.