Stephan Trierweiler i dha sot lamtumirën e fundit Robert Elsies, me të cilin jetoi për 38 vjet.

Stephan Trierweiler ishte për 38 vjet partneri jetësor i Rober Elsie.

Kanadezi Elsie ishte një nga albanologët më të shquar dhe ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës shqipe.

Ai u nda nga jeta sot nga sëmundja e rrallë e neuroneve motorike.

Lajmin e dha Trierweiler me një shkrim prekës nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Sot më 2.10.2017 Bobi im u dashur fjeti përgjithmonë pranë meje. Ne ende kemi kujtimet e jetës tonë të përbashkët që nisi në vitin 1979”, shkroi ai në Facebook.

Elsie u nda nga jeta në moshën 67 vjeçare.