Ky është momenti rrëqethës kur këngëtari Jason Aldean detyrohet të ndal këndimin në festivalin e muzikës country në Las Vegas, si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të turmës.

Aldean filloi të ikë nga skena e festivalit Route 91 Harverst, kur dëgjoi të shtënat dhe plumbat që po fluturonin mbi kokat e mbi 30 mijë personave, që ishin mbledhur për të ndjekur nga afër këngëtarët e tyre të preferuar, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar nga audienca, ku shihet turma duke vrapuar për ta shpëtuar kokën, edhe pse fillimisht kishin menduar se bëhet fjalë për mjete piroteknike me rastin e hapjes së festivalit. 

Pas ikjes së tij nga skena filloi të mbretërojë një atmosferë kaosi, ku njerëzit nuk dinin ku të fshihen, pasi nga të gjitha anët dëgjoheshin breshëri plumbash që vinin nga kati i 32-të të një hoteli.

Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe mbi 200 tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu, raportohet se autori i sulmit identifikuar nga policia është qëlluar për vdekje, ndërsa “bashkëpunëtorja” e tij është arrestuar. /Telegrafi/