Carvajal është stërvitur i vetëm gjatë ditës së sotme në qendrën stërvitore të Real Madridit.

Një muaj pasi u diagnostikua me probleme me zemër për shkak të nj infektimi, Dani Carvajal është rikthyer në fushë.

Mbrojtësi spanjoll u stërvit i veçuar me trajnerin, Javi Mayo, duke bërë vrapime, lëvizje të shpejta dhe ushtrime me topin.

Ky është një lajm i mirë për Zinedine Zidane, pas humbjes 2:1 kundër Gironas, që tani ka mbetur tetë pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligas.