Parlamenti i Kurdistanit irakian votoi sot shtyrjen me tetë muaj të zgjedhjeve legjislative që ishin parashikuar më 1 nëntor dhe do të njoftojë në të ardhmen një datë të re për zgjedhjet presidenciale.

Ky votim u zhvillua një muaj pas mbajtjes së referendumit për pavarësi që ka shkaktuar një krizë të pazakontë mes Erbilit dhe autoriteteve federale.

Bagdadi ka vendosur së fundi trupa në shumë zona që kontrolloheshin prej vitesh nga luftëtarët kurdë (peshmergas), përcjell Atsh.

“Parlamenti i Kurdistanit ka vendosur gjatë seancës shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare me tetë muaj”, theksoi Bahzad Zebari, deputet i Unionit islamik të Kurdistanit.