Aktorja e serialit vendor “O sa mirë”, Arta Nitaj është shndërruar në mesin e personave më të përfolur në mediet rozë.

Emrin e saj e gjejmë pothuajse çdo ditë në këto medie që nga koha kur pranoi një rol në serial.

Disa javë më parë bëri bujë në medie lajmi që Arta është në lidhje me këngëtarin Bruno, në klipin e fundit të të cilit ajo është e pranishme me disa skena romantike me këngëtarin.

Lidhja e tyre ka përfunduar dhe Xhesika pak ditë pas ndarjes ka udhëtuar në Nju Jork, ku po kalon për mrekulli.

Në profilin e saj në Instagram, Arta ka postuar një foto në të cilën la një mesazh shumë domethënës pas gjithë lajmeve për ndarje, ku ndër të tjera thotë se është mirë dhe po jeton.