Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Ish-tekniku i Kukësit që sezonin e kaluar u shpall kampion në Superligë, do të marrë vendin e Armando Cungut të dorëhequr në krye të shkodranëve.

Sot në orën 15:00 ai do të zhvillojë një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi për të firmosur kontratën dhe më pas do të drejtojë seancën e parë stërvitore.

Ndeshjen debutuese me Vllazninë, Gjoka do ta luajë në fundjavë kundër Partizanit.