Divorci i tyre u bë një çështje e të gjithëve, por me sa duket ditët e zhurmshme kanë mbetur pas për këngëtarin e njohur.

Sot “Këshilli i Ministrave” ka emëruar Sajmir Çilin, Drejtor të Cirkut Kombëtar. Kohët e fundit Çili ka qenë në qendër të vëmendjes për ndarjen e bujshme me bashkëshorten Suela Kalaja.

Këngëtari i njohur është vendosur në këtë post me porosi të zv.kryeministres, Seanda Mesi.

Gjithashtu edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare ka në krye një drejtuese të re. Me vendim të qeverisë është shkarkuar Gëzim Podgorica dhe është emëruar Armela Krasniqi.