Kandidati i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili pas humbjes me 29 tetor mund të bëhet nënkryetar i ASH-së. Sipas njohësve të rrethanave Bilall Kasami do të pësojë humbje të madhe në raundin e dytë ku “Bossi” i Besës, Adnan Ismaili  do të iniciojë grup brenda Lëvizjes BESA që do të kërkojnë dorëheqjen e tij nga kreu i BESËS, mëson portali TetovaSot.

Kasami tani më është në një afërsi të madhe me Selën edhe pse ai vazhdon ta quajë Billall e jo Bilall, pritet që të aderojë në partinë e Selës dhe ku do të emërohet edhe nënkryetar i ASH-së.

Kasami gjatë defilimit në Tetovë shihej nga larg si hija e Selës, ku Sela njihet si lider karizmatik që vjedh simpatizues pasi të njetën gjë e bëri me Unitetin e Gëzim Ostrenit dhe RDK-në e Vesel Memedit.

29 tetori do të jetë edhe fundi i Bilall Kasamit në Lëvizjen BESA, ku edhe “Bossi” i kësaj partie Adnan Ismaili nuk i dha mbështetje për kryetar komune dhe siç përflitet në opinion ia ndaloi edhe mbështetjen financiare.

Ndryshe në Tetovë Bilall Kasami humbi nga Teuta Arifi me 5 mijë vota më pak, që në raundin e dytë thuhet se do të dyfishohet humbja e tij ndaj Teuta Arifit.