“Kthehu ti” mban titullin njëra nga këngët e para të këngëtarit Blero e publikuar 15 vjet më parë.

Pikërisht ky projekt që e bëri Bleron të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, sot pas 15 vjetëve rikthehet si remake për të pushtuar edhe njëherë tregun muzikor.

Por kësaj radhe vjen e interpretuar nga dy artistë të rinj Alex dhe Nika, të cilët pa dyshim synojnë rrugën e Bleros.