VMRO-DPMNE ende jeton në botën e gënjeshtrave, manipulimeve dhe kërcënimeve. Të palogjikshme janë tentimet e tyre që të japin pasqyrë të rreme për keqpërdorim të institucioneve.

Shihet qartë se ajo që është lufta e vërtetë kundër keqpërdorimit të institucioneve, për VMRO-DPMNE-në do të thotë kërcënime dhe linçime, sepse kuadrot e tyre nuk dinë të punojnë ndryshe. Pas 11 viteve keqpërdorim masiv të institucioneve nga VMRO-DPMNE tashmë nuk t’i shohin interesat e qytetarëve dhe të shtetit.

Interesi kryesor i Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe institucioneve tjera shtetërore është që të punojnë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Institucionet shtetërore punojnë lirshëm dhe profesionalisht, dhe mbeten të përkushtuara për realizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.

VMRO-DPMNE duhet të kupton se tashmë Qendrat për punë sociale nuk do të shfrytëzohen dhe keqpërdoren për qëllime parazgjedhore partiake ashtu siç është bërë në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit.

Koha kur funksionerët shtetërorë kanë mundur që pa u sanksionuar të keqpërdorin detyrën duke kryer presione, kërcënime dhe linçime ndaj qytetarëve, përfundoi me ikjen e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së në opozitë.