Edhe pse nga fillimi i ditës së zgjedhjeve ka pasur disa parregullsi, në rrjetet sociale po shpërndahet fotoja e një mesazhi përmes telefonit, në të cilën një dega komunale i një partie politike në Çair po kryen presion ndaj bashkëqytetarëve për kë të votojnë, një rast i cili shkel heshtjen zgjedhore , reagojnë nga Civil, njofton TetovaSot.

Përmbajtja e mesazhit telefonik bën thirrje për t’u votuar për një kandidat në komunën e Çairit, me qëllim që të ndëshkohet kundërshtari.

“Ky mesazh ka arritur edhe për qytetarët të cilët nuk kanë të njëjtin mendim me autorin dhe ka provokuar zemërim dhe nervozë në mesin e votuesve”, shkruan CIVIL./TetovaSot