Ajo kohët e fundit ka mbështetur mikeshën e saj Demi Lovato në premierën e dokumentarit të ri “Simply Complicated (Thjeshtë e Komplikuar)”.

Por nuk kishte shumë mbulesë për trupin e sipërm të aktores Paris Hilton, e cila së fundmi pozoi ‘topless’ në Instagram, shkruan DailyMail.

36-vjeçarja vendosi të promovojë linjën e saj të xhinseve me disa fotografi, ku shfaqej e veshur vetëm me xhinse, teksa ishte krejtësisht nudo në pjesën lart.

Nëse nuk e numëroni qenin e saj pomeranez, të quajtur Marilyn Monroe, i cili u pozicionua me takt për të fshehur asetet e bukuroshes Hilton.

Ajo i la flokët e saj bionde të lirshme prapa krahëve të saj, duke marrë në këtë mënyrë një pamje edhe më tërheqëse.

Për këto fotografi ajo ka qenë shumë e komentuar nga ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare, të cilët janë hiç më pak se 7.5 milionë.

Paris shquhet për format e saj atraktive, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë shpesh në paraqitjet e saj.