NATO sot paralajmëroi se javën e ardhshme do të mbajë takim me Rusinë në nivel të ambasadorëve, duke i demantuar pohimet për ndërprerje të marrëdhënieve me Moskën për shkak të manovrave ushtarake ruse “Perëndim 2017”.

Të dy palët nuk kanë mbajtur mbledhje në nivel të Këshillit NATO-Rusi nga mesi i korrikut.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se takimi do të mbahet në selinë e Aleancës, ndërsa temat e bisedës do t’i përfshijnë çështjet e sigurisë në Afganistan, Ukrainë dhe sigurimin e stërvitjeve të ardhshme ushtarake.

Kjo çështje e fundit është posaçërisht me rëndësi për të dy palët, duke marrë parasysh se NATO ka sistemuar rreth 4.000 ushtarë në Poloni dhe tre shtetet baltike, pas çka Rusia i organizoi stërvitjet masovike ushtarake “Perëndim 2017”.