Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite me rritje të vranësirave, ndërsa në orët e mbrëmjes me rritjen e vranësirave në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë shi lokal. Reshjet gjatë natës do të zgjerohen ndaj pjesëve qendrore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, e cila në orët e mbrëmjes do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm.  Reshjet gjatë natës do të jenë më të shpeshta. Do të fryjë erë mesatare e cila nga fundi i ditës do të kalojë në verior. Temperatura do të lëvizë prej tetë deri në 26 gradë Celsius.

Reshjet të shtunën gradualisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e përforcuar veriore e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme dhe drastike të temperaturës së ajrit për rreth 13 gradë. Në malet do të ketë edhe reshje të borës, veçanërisht në pjesët veriore. Nga e diela temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta, ndërsa ato të ditës në rritje graduale.