Gjykata Themelore e Tetovës i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve personit me inicialet N.Q i cili gjatë ditës së djeshme ka plagosur tre persona duke u shkaktuar plagë me thikë.

Më herët gjykata themelore e Tetovës kishte ngritur aktpadi ndaj personit në fjalë për veprën tentim vrasje. Nga policia e Tetovës bëjnë të ditur se i arrestuari është transferuar në burgun e Shutkës në Shkup.

Sipas informatave të tij fillestare, ai brenda në postë fillimisht e ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe e ka thyer xhamin e njëri sportel. Nga copëzat e xhamit lëndime ka marrë e punësuara në sportel F.A. (31) nga Reçica e Vogël, ndërsa kur kontrollori S.I.(53) nga Kamjani ka ardhur të shikojë se çka po ndodh, i dyshuari N.Q. e ka sulmuar me thikë dhe ka ikur nga posta. “Ai ka hyrë në një taksi automjet në afërsi dhe ka ka kërkuar nga drejtuesi i taksisë H.M.(60) ta dërgojë deri në një vend të caktuar, por pasi ka refuzuar ta bëjë këtë N.Q. atij me thikë i ka shkaktuar lëndime në duar me ç’rast ka filluar të ikë në drejtim të Qendrës për kulturë që ndodhet në afërsi të postës. Megjithatë, atë shumë shpejtë e kanë mbërritur dhe kapur policët me ç’rast në konsultim me Prokurorin Publik ai është mbajtur për ndriçim të plotë të rastit”, tha Josifovski.