Rreth një mijë protestues sot janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit ukrainas në Kiev me kërkesë që të miratohet ligji për pezullimin e imunitetit të deputetit, formimin e gjykatës për antikorrupsion dhe ndryshime në kodin zgjedhor.

Sipas Ministrisë ukrainase të Punëve të Brendshme, para Radës Supreme ka më shumë se 700 njerëz, por vazhdimisht mbërrijnë protestues të rinj të cilët presin që deputetët ta shqyrtojnë propozim-ligjin për heqjen e imunitetit.

Kryetari i Parlamentit, Andrij Parubi, deklaroi se në shesh do të organizojë që të vendosen ekrane ku protestuesit do të mund ta shohin seancën.

Një pjesë e madhe e njerëzve të mbledhur mbajnë flamuj të partisë “Atdheu”, valojnë flamuj edhe të partisë “Sektori i djathtë”.

Para Parlamentit ukrainas ka rreth 3.000 persona për sigurim, ndërsa policia kumtoi se gjendja është nën kontroll.