Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas humbjeve me Spanjën dhe Italinë.

Tekniku italian ka vlerësuar lojtarët që dhanë maksimumin por paralajmëroi se në të ardhmen do të jetë një Shqipëri më shumë ofensive ku mund të luhet edhe me dy sulmues.

 “Kemi bërë shumë rritje gjatë kësaj periudhe. Me skuadrën do synojmë të guxojmë përpara, do dalim nga mbrojtja dhe do tentojmë të luajmë në sulm. Nuk është çudi të luajmë edhe me 2 sulmues përpara. Do jemi një skuadër më e guximshme. Jam shumë i kënaqur me skuadrën që dha gjithçka.